Batatina: Përzgjedhja e laureatëve është e gabueshme – nuk e di nëse votat e trajnerëve nuk ndryshohen nga Federata

by admin
Spread the love

Përzgjedhja e “Laureatëve të Vitit” u kontestua nga të gjithë njohësit e futbollit.

Edhe vet trajnerët e klubeve shprehën ankesat e tyre, ndër ta Batatina, i cili vuri në dyshim mënyrën e votimin, duke thënë se nuk e di nëse votat e trajnerëve nuk ndryshohen nga Federata.

“Pjesa se si duhet të bahet përzgjedhja e laureatëve është e gabueshme, duhet të ndryshohet, ndryshimet duhet të bëhen nga njerëzit që janë akterë kryesor në futboll, njerëzit që janë direkt në futboll. Mendoj që përzgjedhja është e gabueshmë para se me shku të Llapi. Tu e ditë që vota jonë shkon në zarf por nuk e dinë nëse vota jonë është saktë për ata lojtarë që na votojna dhe a ka ndryshime në federatë, sepse ne treajnerët nuk jemi prezent. Trajnerat e Superligës duhet me vendosë jo njerëzit në Federatë” – tha Batatina në “Duelin Sportiv”, përcjell Insporti.

Batatina shtoi se Klubi i Llapit meritoi të zgjidhej skuadra më e mirë, pasi kishte fituar 3 trofe.

Llapi sezonin e kaluar fitoi Kupën e Kosovës, Superkupën e Kosovës dhe Superkupen e Diasporës.

Përveç Amir Rrahmanit që u shpall futbollisti më i mirë kosovar i vitit, Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë edhe këto çmimë.

Golashënuesi i vitit – Ky çmim ka shkuar te numri 77 dhe bomberi i Gjilanit, Gerhard Progni. Aftësitë e mëdha të Progni-t që të shënoj nga çdo pozitë, e kanë bërë atë si golashënuesin më të mirë në Kosovë.

Klubi i vitit – Prishtina, kampionja e Superligës dhe skuadra që avansoi në raundin e parafundit të Conference League, është shpallur klubi i vitit për vitin 2021.

Trajneri i vitit – Zekirja Ramadani, trajneri kampion me Prishtinën, në shtëpi ka marrë çmimin si trajneri më i mirë i vitit – përkudnër largimit nga kryeqyteti gjatë këtij sezoni, arritjet e tij në gjysmën e parë të vitit e shndërruan atë në teknikun më të mirë për këtë vit.

Futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës – edhe ky çmim ka shkuar te Prishtina, Endrit Krasniqi i bardhebluve, me votat e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës është zgjedhur futbollisti i vitit.

/Insporti.com

You may also like