Batatina: Jam i nderuar që jam në shërbim të talentëve llapjanë, janë motivi im

by admin
Spread the love

Trajneri Llapit, Tahir Batatina me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook ka falënderuar të gjithë llapjanët që besojnë në punën dhe organizimin e tij profesional, transmeton Insporti.

Batatina tha se se puna e tij do të vazhdojë me sinqeritet dhe pa interes në avancimin e rinisë llapjane.

Më poshtë postimi i plotë:

Jam i nderuar dhe shumë i privilegjuar që jam në shërbim të këtyre talentëve llapjanë. Falenderim për të gjithë llapjanët që besojnë në punën dhe organizimin tim profesional me rininë dhe të ardhmen llapjane.

Këta çuna janë motivi im për punë të palodhshme dhe të sinqertë ku qyteti merr frymë me rini të shëndoshë dhe të edukuar.

Faleminderit iu them publikisht të gjithë prindërve që na besojnë por edhe që më respektojnë mua dhe familjen time “Batatina”.

Vazhdojmë me punë të mira dhe të sinqerta pa interes për avancimin e rinisë llapjane

You may also like