Bastisje në Kumanovë, arrestohet një person – i gjenden më shumë lloje të drogave – Shqip

by admin
Spread the love

Sot (13.08.2023) në ora 11:30 minuta, nëpunës policorë të Seksionit për Tregti të Palejuar dhe Armë dhe të Seksionit për Kriminalitet të Pëgjithshëm pranë SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria A.L. (27) nga Kumanova.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, e kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, tableta, amfetaminë, makinë thërmuese, terezi dixhitale dhe shumë më e madhe e të hollave në valuta dhe apoenë të ndryshëm, kurse gjatë kontrollit të automjetit “mercedes” janë gjetur sende të cilat rrjedhin nga vepra penale.

A.L. është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

You may also like