Basha tenton “kalanë e parë” përballë Berishës

by admin
Spread the love

Në një betejë mes 11-ës dhe 18-ës, dy data për Kuvende Kombëtar, njëra e Berishës dhe tjetra e Bashës, ky i fundit ka tentuar të marrë kështjellën e parë, atë të krerëve lokalë demokratë.

Në një takim me ta, Basha ua ka sqaruar dhe njëherë qëndrimin e tij dhe atë që ata duhet të mbajnë: me të, me 18-ën dhe jo me Berishën, 11-ën.

“Kjo histori e përdorimit të demokratëvë si mburojë e interesave personale të kujtdo merr fund njëherë e përgjithmonë.

Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prapë nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha?

Çfarë po kërkon ai?

Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti. Ai nuk njeh asnjë strukturë të partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara”, mësohet t’u ketë thënë atyre eprori politik, i cili njëherësh u ka kërkuar unitet për hir të kundërshtarit klasik, të cilin Basha nuk druan ta quajë dhe armik .

“Rama është kundërshtari ynë i përbashkët, pavarësisht çfarë mendojmë në këtë situatë që po kalojmë. Beteja me njëri-tjetrin nuk na çon askund. I shërben vetëm Ramës dhe patericave të tij, që po bëjnë gjithçka që beteja mes nesh të çojë në një ndarje të partisë”, ka thënë i pari i opozitës.

You may also like