Basha shkarkon Flamur Nokën nga posti i nënkryetarit të Komisionit, Oerd Bylykbashi e nxjerr “blof”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka komentuar vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha, për largimin e Flamur Nokës si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimin për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar.

Bylykbashi tha se i takon Kuvendit të shprehet lidhur me këtë vendim të Bashës për Komisionin parlamentar të Sigurisë.

“Nëse Basha do e përjashtojë nga Grupi, atëherë vendimi është nul, njëlloj si në rastin e z. Berisha. Nëse e mbledh dhe merr një vendim, atëherë do të duhet të sqarojë pse nuk e mblodhi kur përjashtoi z.Berisha. Mendoj se është një vendim i nxituar, i kequdhëzuar ose i keqkëshilluar. Mendoj se vendime të tilla i shërbejnë përçarjes së PD”, tha Bylykbashi.

You may also like