Basha nxjerr foto nga Shkodra: Atmosferë plot shpresë dhe dashni për PD

by admin
Spread the love

Pasi hapi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në Shkodër, kreu i PD Lulzim Basha, ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga takimi, ku edhe u prezantua kandidati për kryetar bashkie, Xhemal Bushati.

Krahas tyre Basha shkruan se ka qenë një atmosferë e mrekullueshme në Shkodër, plot shpresë dhe dashni për Partinë Demokratike dhe Xhemal Bushatin.

Reagimi:

“Atmosferë e mrekullueshme në Shkodër, plot shpresë dhe dashni për Partinë Demokratike dhe Xhemal Bushatin, që do të shërbej me zemër dhe shpirt për qytetin e tij. Për ta bërë Shkodrën më të mirë dhe më të jetueshme për të gjithë shkodranët.

Voto PARTIA DEMOKRATIKE
Voto XHEMAL BUSHATIN
Voto Nr. 3”, -shkruan Basha.

You may also like