Bardhi: Kryemadhi në 25 prill mbushi dynjanë se do bëhej Ministre e Brendshme

by admin
Spread the love

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka komentuar situatën brenda opozitës, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, deputeti Bardhi fillimisht iu përgjigj deklaratave të zonjës Kryemadhi të bërë pak ditë më parë ndaj tij. Prerë dhe qartë zoti Bardhi e cilësoi kryetaren e LSI si një ëndërrimtare, pasi siç theksoi ai, para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ajo kishte hapur lajmin se do të bëhej ministre e Brendshme.   

“Së pari ishte një deklaratë e mbushur me gënjeshtra. S’kam folur kurrë për LSI, as në anglisht as shqip. Së dyti nuk kam qenë në zyrën e ambasadores amerikane, për të folur për LSI. Së treti nuk kam thënë e s’ka qenë në objektivat e mia, se do të jem ministër i Brendshëm. Dikush tjetër, ende pa marrë pushtetin informoi të gjithë vendin se ministri i brendshëm do ishte grua dhe kush do ishte duhet ta thotë znj. Kryemadhi. Znj. Kryemadhi ka informuar këdo që do ishte ministre e Brendshme”, deklaroi ai.

Më tej zoti Bardhi akuzoi zonjën Kryemadhi se nuk bojkoti fushatën elektorale në Elbasan.

“Kam informuar znj. Kryemadhi mbi situatën në Elbasan. Nëse i ktheheni kohës, ka qenë vetëm gjysmë dite në Elbasan. S’ka qenë në asnjë takim me mua në Elbasan. Nuk ka ardhur fare në Elbasan gjatë fushatës. Në Elbasan kishim menduar të ishte një ndarje 6 mandate PD me 1 për LSI, e kam informuar se LSI e ka të vështirë të marrë mandat, përgjigjja ishte se kanë të sigurt 3 dhe PD do merrte 2 ndaj unë duhet të punoja më fort”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër deputeti Bardhi hodhi edhe akuza në adresë të ish-kryeministrit Berisha.

“Për fat të keq ajo që nisi si një përpjekje për demokratizim të partisë është shfaqur edhe ne opinionin publik si një betejë personale e Berishës për pushtet. Ndjej keqardhje sepse fokusi i PD-se duhej të ishte kundër regjimit të Edi Ramës. Një pakicë e zhurmshme kam fokusuar vëmendjen në sharje ndaj partisë dhe lidershipit të PD-së”, nënvizoi Bardhi.

You may also like