Barcelona thyen me vuajtje Sociedad, Bilbao mposht Cadiz

by admin
Spread the love

Barcelona është rikthyer te fitorja. Katalanasit mposhtën 1-0 skuadrën e Real Sociedad në transfertë dhe ngjiten në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, me pikë të barabarta me Sevilla që ka një ndeshje më shumë.

Në duelin e sotëm ka mjaftuar goli i Aubameyang, i shënuar në minutën e 11-të të ndeshjes, pak sekonda pasi Ousmane Dembele ishte ndalur nga shtylla pingule.

Barcelona nuk është se shkëlqeu, por arriti ta ruante rezultatin edhe pse Real Sociedad bëri gjithçka të shënonte golin e barazimit me Januzin, Sorloth dhe Isack.

Athletic Bilbao ka ulur me këmbë në tokë Cadiz, pasi e mposhti 3-2 në transfertë dhe e la një pikë larg Granada që është e treta nga fundi në tabelën e klasifikimit.

Baskët e nisën me vrull dhe për gjysmë ore shënuan tre gola. Garcia e zhbllokoi ndeshjen në minutën e tretë, kurse më pas realizuan edhe Muniain dhe Vesga.

Perez dha shkëndijën e parë për Cadiz, duke shënuar golin e parë në minutën e 56-të, kurse goli tjetër u realizua vonë nga Sobrino dhe ishte Athletic Bilbao skuadra që mori pikët e plota. / oversport.tv

LALIGA – JAVA 33

Cadiz-Athletic Bilbao 2-3
Shënues:
Perez 56’, Sobrino 88’ / Garcia 3’, Munian 22’, Vesga 33’

Real Sociedad-Barcelona 0-1
Shënues:
Aubameyang 11’

Foto: FC Barcelona, Twitter 

You may also like