Barcelona apo PSG, ja cila skuadër shihet si më favorite për të kaluar tutje

by admin
Spread the love

Emocionet e jashtëzakonshme të Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sonte.

Dy super sfida na presin me fillim nga ora 21:00, atje ku do të mësohen dy skuadrat e para që kalojnë në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Në Spanjë, Barcelona e pret skuadrën e PSG, duke qenë në avantazh nga takimi i parë i luajtur në Francë. Katalunasit triumfuan me shifrat 3 me 2.

Bazuar tek kuotat e basteve dhe tek rezultati i ndeshjes së parë, Barcelona llogaritet si favorite ndaj skuadrës franceze. Fitorja e Barcelonës kuotohet me kuotë 2.20, kurse ajo e mysafirëve me 2.90. Një barazim potencial ka vlerën numerike 4.00.

/GazetaBlic Sport/

You may also like