Barça po planifikon t’i blejë dy “Joaot”

by admin
Spread the love

Barcelona është e kënaqur me paraqitjet e deritashme të dy përforcimeve të fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar, João Félix e João Cancelo.

Sulmuesi anësor iu bashkua gjigantit katalunas nga Atletico Madridi dhe më nuk dëshiron të rikthehet tek “Los Colchoneros”, njofton gazetari sportiv italian Fabrizio Romano.

Kurse, mbrojtësi i krahut përfundoi në “Camp Nou” nga Manchester City, po ashtu në formë huazimi për një vit.

Ndërkohë, menaxheri i tyre, Jorge Mendes ka konfirmuar se kampioni spanjoll s’e ka ndërmend të heq dorë nga dy “Joaot”.

“Barcelona planifikon që t’i mbajë të dy lojtarët në klub pas përfundimit të këtij sezoni. Katalunasit i duan lojtarët”, theksoi menaxheri portugez, dikur menaxher i Cristiano Ronaldos, por edhe i shumë yjeve të tjerë të futbollit botëror.

You may also like