Barazimi me Tiranën, tekniku i Skënderbeut nuk ka dyshime: Rezultat jo i drejtë, nuk jam i lumtur

by admin
Spread the love

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, foli për mediat pas barazimit 1-1 me Tiranën.

“Për mua nuk ishte i drejtë barazimi. Kishim 3-4 raste për gol. Nuk jam i kënaqur me një pikë, pasi Nikaj kishte rast shënimi në pjesën e parë”, u shpreh tekniku Gvozdenovic.

-A nuk të duket se u tërhoqet mbrapa shumë shpejt, menjëherë pasi shënuat?

“Ndoshta mund të rrinim pak edhe më lart. Në fakt nuk iu thashë lojtarëve që të rrinin mbrapa. Por Tirana ushtroi shumë presion dhe ishim të detyruar të qëndronim mbrapa. Por përsëri kishim mundësi për golin e dytë. Unë e di cilësinë e Tiranës, por nuk kemi realizuar dhe ishte një gol që ishim të pafat”.

-A iu shqetëson fakti që keni shumë pak nga ajo ç’ka Skënderbeu arrin të prodhojë?

“Është e drejt, por mendoj se kemi sulmues të mirë. Kemi Rashicën dhe Nikaj që janë të rinj. Kemi cilësi, por duan pak kohë. Sot kemi krijuar shumë raste për gol dhe kjo ishte diçka pozitive” – tha ai.

You may also like