Balotelli zbulon misterin e monedhës së artë që i dhuroi Morati

by admin
Spread the love

Mario Baloteli ka qenë një nga premtimet më të mëdha të futbollit italian dhe kur shpërtheu në vitet e para te Interi, krahasimet e tij me emrat më të mëdhenj të futbollit botëror nuk munguan.

Ndonëse nuk përmbushi kurrë pritshmërinë që kishte ndaj tij, ai u trajtua si një yll për shumë kohë dhe këtë e tregon më mirë një episod shumë interesant me Masimo Moratin.

Baloteli ka zbuluar në një intervistë për DAZN se kishte marrë një dhuratë të veçantë asokohe nga Masimo Morati, gjest që tregonte më së miri pritshmëritë që kishte presidenti i zikaltërve.

“Më dhuroi një monedhë të artë dhe në atë moment nuk e kisha kuptuar se çfarë do të thoshte ky gjest. Pastaj fola në dhomat e zhveshjeve me Marko Materacin dhe më tha që para meje ia kishte dhuruar një të tillë vetëm Ronaldo “Fenomenit”, Rekobës, Adrianos dhe Ibrahimoviç. Aty e kuptova se çfarë do të thoshte dhe këtë gjest e kam mbajtur gjithmonë në zemrën time. Ai është i paarritshëm, si person dhe gjithçka tjetër. Atë monedhë e kam ende edhe sot e kësaj dite”, tregoi Baloteli.

You may also like