Ballkani Perëndimor kundër propozimit të Macron – Shqip

by admin
Spread the love

“Jo shpejtësi të ndryshme për zgjerimin e unionit”

Propozimi i presidentit francez Emmanuel Macron që fillimisht Bashkimi Evropian të reformohet para se të pranojë anëtarë të rinj është konsideruar i papranueshëm për pjesëmarrësit në takimin e liderëve të samitit Brdo-Brijunit të zhvilluar këtë herë në Shkup. Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç tha se një gjë e tillë nuk është e mundur.

“Nuk e di se si mund të funksionojë ajo. Ajo është politikisht e pazbatueshme, nëse ai është propozimi formal i Macron-it. Unë nuk jam shumë i sigurt nëse ekziston një propozim i tillë, por edhe po të ekzistonte dhe i kujtdo qoftë të jetë, nuk mund të funksionojë në atë mënyrë”.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski thotë se nuk arsye për t’u shqetësuar derisa propozimi i Macron nuk është formalizuar.

“Ky nuk është një propozim formal i Macron-it. Nëse do të ishte propozim formal dhe do t’u dorëzohej institucioneve të BE-së, nga ajo që e di dhe kam informata, është e sigurt se nuk do të pranohej. Nuk ka arsye për shqetësim”.

Në fokus të takimit të sivjetshëm të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brijunit në Shkup ishin integrimi evropian, ndryshimet klimatike dhe emigracioni i të rinjve. Në të morën pjesë 6 presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor si krerët e Sllovenisë dhe Kroacisë si bashkë-organizatorë të kësaj nisme.

Tv Klan

You may also like