Ballkani nuk është imun ndaj agresionit rus

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin prestigjioz britanik, Skynews, ka kritikuar Serbinë që mbeti i vetmi shtet në Evropë, pos Bjellorusisë, që s’vendosi sanksione kundër Rusisë.

“Ballkani s’është imun nga efektet e situatës në Ukrainë sepse në Ballkan kemi shtet që s’i ka vënë sanksion Rusisë, që s’iu bashkua BE-së për të dënuar pushtimin rus, dhe kjo është Serbia, fqinji jonë”, tha Kurti teksa shtoi se Serbia vazhdon të refuzojë njohjen e Kosovës, ndërsa në anën tjetër ruan lidhjet e fuqishme me Rusinë.

“Kjo ka shumë lidhje me Rusinë, si kulturore dhe historike në një anë dhe ekonomike e ushtarake”.

Ai ka thënë se Serbia një pjesë të madhe të armatimit të vet e ka nga donacionet e Rusisë, ndërsa shumica e kompanive të mëdha ruse kanë degët e tyre në Serbi.

“Prandaj populli i Kosovës është i shqetësuar se presidenti despotik Vladimir Putin do të përpiqet të bartë luftën edhe në Ballkanin Perëndimor për ta kthyer në fushëbetejë me demokracitë perëndimore”, ka thënë Kurti.

 

You may also like