Ballkani mëson kundërshtarët Hidhet shorti i fazës së grupeve të conference league

by admin
Spread the love

Në orën 14:00 dot të hidhet shorti i fazës së grupeve të COnference League

Ballkani shkroi historinë, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që do të garojë në grupet e Conference League dhe njëkohësisht e vetmja që do të luajë në fazën e grupeve të një kompeticioni europian.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ia doli të mposhtë Shkupin në të dy ndeshjet e Play Off-it dhe të bëjë një arritje madhështore, pasi që në pjesëmarrjen e parë në garat europiane, ia doli të shkojë në grupe.

Krahas Ballkanit, në Conference League këtë sezon do të luajnë edhe skuadra të njohura si Villareal, Fiorentina, West Ham, Basel, Gent, etj., teksa sot në orën 14:00 do të hidhet edhe shorti për fazën e grupeve.

Manchester United, Arsenal, Roma, Lazio, Fenerbahce, Sociedad, Trabzonspor, Braga, Feyenoord, etj., janë skuadrat që do të provojnë të ngrenë lart trofeun e Europa leagues këtë sezon, bashkë me të tjera që do të vijnë pas përfundimit të fazës së grupeve të Champions League.

Pas fazës Play Off, janë përcaktuar tashmë 32 skuadrat që do të nisin rrugëtimin në grupet e Europa League, të cilat ndahen në 4 vazo dhe sot në orën 13:30 do të njohin edhe kundërshtarët, në shortin që do të hidhet në Nion të Zvicrës dhe do të transmetohet live në Shqip 1.

 


Top Channel

You may also like