Ballkani “mbetet” në dhomat e zhveshjes, u dhuron golin e tretë rivalëve

by admin
Spread the love

Ballkani sërish përballë Ludogorets, për të mbrojtur fitoren 2-0 në “Fadil Vokrri” dhe për të arritur kualifikimin në raundin e dytë të Champions League.

Aty ku nuk ka shkuar më parë asnjë skuadër dardane.

Trajneri Ilir Daja ka konfirmuar titullarët e suksesit fantastik në Prishtinë, që erdhi falë golave të Korenicës dhe Zybës.

Kampionët e Kosovës, vijnë sërish në ekranin e Shqip/DigiatAlb. Dueli Ludogorets-Ballkani po transmetohet live në Shqip 2.

LUDOGORETS-BALLKANI 2-0 (Tekpetey 4′, 45′)

Kronika e ndeshjes:

64′ Inkursion shumë i bukur i Almir Kryeziut, por gjuajtja e 24-vjeçarit nuk ka saktësinë e duhur.

49′ E pabesueshme çfarë goli pëson Ballkani. Matias Tissera shënon golin e tretë për kampionët e Bullgarisë.

47′ Ludogorets e nis në sulm pjesën e dytë. Dominik Yankov driblon Koliçin, Lorenc Trashi shpëton në vijën fatale.

45′ Ludogorets shënon edhe golin e dytë. Sërish ganezi Bernard Tekpetey autori i golit.

35′ “Predhë” e portugezit Claude Goncalves, Koliçi “fluturon” në trekëndësh dhe eviton golin.

24′ Panik në zonën e Ballkanit. Koliçi grushton gjuajtjen e Tekpeteyt, largohet rreziku.

20′ Qëndrim Zyba nuk pason, vendos të gjuajë vetë. E pasaktë goditja.

15′ Reagon Ballkani. Nazmi Gripshi tenton me të djathtën, pret në dy kohë portieri vendas.

14′ Ludogorets pranë golit të dytë. Matias Tissera del i vetëm përballë Enea Koliçit. Super pritje e portierit shqiptar, i cili i mohon golin argjentinasit.

4′ Vendasit në avantazh. Dalje e gabuar e portierit Enea Koliçi, shënon me kokë ganezi Bernard Tekpetey.

FORMACIONET ZYRTARE 

Formacioni fitues nuk ndryshohet. Kjo është një aksiomë e futbollit e natyrisht nuk ka si të mos e përqafojë trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.

Tekniku nga Tirana ka përzgjedhur të njëjtin formacion titullar në sfidën e kthimit ndaj Ludogorets, në raundin e parë kualifikues të Championsit.


Top Channel

You may also like