Ballkani i pandalshëm drejt titullit kampion, “Dardanët” e Ilir Dajës fitojnë pastër ndaj Malishevës

by admin
Spread the love

Ballkani i Ilir Dajës, duket se e ka marrë me shumë vrull, këtë edicion të Superligës së Kosovës, teksa mesditën e kësaj të premteje ka arritur të sigurojë një fitore të pastër, 0 me 2, në transfertën e Malishevës, duke vijuar kështu marshimin drejt titullit të 3-të kampion radhazi të “Dardanëve”.

Fitorja për skuadrën e Ilir Dajës u “vulos”, që në pjesën e parë të sfidës, me dy “fantazistës”, Nazmi Gripshi e Albin Berisha, që arritën të shënonin nga një gol, respektivisht në minutat 30’ e 45’, për të vijuar sërinë e përballjeve pa humbje në elitën e futbollit, në Kosovë.

Falë kësaj fitoreje, “Dardanët” e Ballkanit kanë shkuar në kuotën e 35 pikëve dhe tashmë kanë krijuar një shkëputje prej 10 pikësh , me Dritën e vendit të 2-të, ndërsa Malisheva mbetet në vendin e 4-t,në tabelën e Superligës së Kosovës, me 20 pikë, pas 15 javëve të para. /i.m /abcnews.al 

You may also like