Ballkani fiton ndaj Llapit dhe merr kreun, Malisheva merr 3 pikët në transfertën e Lirisë

by admin
Spread the love

Ballkani-Llapi çelën javën e tetë të Superligës së Kosovës, me kampionët në fuqi që fituan minimalisht me rezultatin 2-1.

Skuadra nga Suhareka u tregua më kërkuese dhe zhbllokoi sfidën në minutën e 37’ me Gripshin. Pavarësisht tentativave nga ana e miqve, fraksioni i parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në nisje të pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 47’ Kryeziu realizoi golin e dytë për ekipin e tij.

Llapi reagoi saktë vetëm në minutën e 72’, me Gashjanin që realizoi golin e vetëm të skuadrës së tij.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-1 me Ballkanin që pas kësaj fitoreje kryeson me 19 pikë, teksa Llapi renditet në vend të dytë me 16 pikë.

Këtë të shtunë u luajt edhe sfida Liria-Malisheva, me takimin që “foli” për miqtë.

Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 0-1 dhe golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Mustafa me penallti në minutën e 68’.

Pas javës së tetë të Superligës së Kosovës, Liria renditet në vend të tetë me gjashtë pikë, teksa Malisheva ngjitet në vend të katërt me 12 pikë./ supersport


Top Channel

You may also like