Balenciaga kërkon ndjesë për reklamën ‘e mbrapshtë’ me vajza të vogla, dhe lodra me natyrë seksuale (fotot)

by admin
Spread the love

Linja moderne e modës është akuzuar në SHBA për mbështetje të praktikave të abuzimit të fëmijëve në një foto-sesion me elemente seksuale.

Grupi i modës së ‘luksit’ Balenciaga ka lëshuar sot një kërkesë ndjese pas një fushate promocionale me modele fëmijë dhe lodra me elemente praktikash seksuale, që shkaktuan tërbim në rrjet e u quajtën “mbrojtje pedofilie” nga shumë kritikë.

Në materialin promocional të krijuar për koleksionin e ri të Balenciaga përfshihen vajza të moshës para-adoleshente dhe lodra pellushi të veshura me rripa të përdorur në praktika anormale seksuale.

Në një deklaratë të Instagram Stories, thuhet se reklama e përçmuar ishte hequr nga të gjitha platformat.

Në ankesat e përdoruesve përmendej një vendim gjyqësor i vitit 2008 (United States v. Williams) dhe ligjet kundër pornografisë së të miturve.

Kompania pranoi se imazhet në materialin promocional ishin “trazuese” dhe zotohej për “veprim ligjor ndaj përgjegjësve”, duke hequr përgjëgjësinë nga vetja.

Problemi u evidentua fillimisht nga prezantuesi i rrjetit amerikan Fox News, Tucker Carlson një ditë më parë në rrjet dhe shpejt qytetarët e zemeruar arritën miliona.

Carlson dënonte kompaninë e modës për “mbështetje të pornografisë së fëmijëve” me fushatën e saj të promocionit.

Prezntuesi i vjetër sfidonte më tej këdo që mund të jepte një interpretim ndryshe nga ajo që reklama përçonte, dhe dënonte rrjetin social Instagram që e kishte lejuar në platformën e tij.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like