Bale zbulon prapaskenat e Ronaldos te Reali, përplaste atletet sa herë që nuk shënonte

by admin
Spread the love

Gareth Bale, tashmë i tërhequr nga futbolli ishte pjesë e një prej “tredhëmbëshave” më të famshëm të sulmit në historinë e Real Madrid.

Fjala është për BBC-në e famshme që u formua te “Los Blancos” falë Benzema, Bale dhe Cristiano Ronaldos.

Spanjollët ishin një skuadër e frikshme në atë periudhë dhe jo më kot koleksionuan disa nga rezultatet më të mira të historisë së tyre. Së fundmi, Bale është rikthyer të flasë për marrëdhënien e treshes te Reali ndërsa zbuloi se Ronaldo ishte ai i cili mërzitej më shumë nëse nuk shënonte, edhe pse uellsiani e theksoi se kishte një marrëdhënie të mirë me CR7.

“Ishte bukur të luaja me Ronaldon. Sigurisht ai kishte ato momentet e tij, kishte raste kur nervozohej nëse nuk shënonte. Mund të fitonim një ndeshje me rezultatin 5-0, por nëse Ronaldo nuk kishte shënuar atëherë përplaste atletet në dhomat e zhveshjes dhe e bënte të qartë se ai nuk ishte kënaqur dhe nuk mund të festonte për tre pikët. Por, përtej të gjithave, Ronaldo ishte një djalë i këndshëm dhe nuk kam pasur probleme me të”, u shpreh Bale./Shqip


Top Channel

You may also like