Bajrami “gjuetari” i të mëdhenjve të Italisë, 8 gola ndaj ekipeve më elitare në itali

by admin
Spread the love

Nedim Bajrami është pa dyshim një nga lojtarët e kombëtares që po tërheq më së shumti vëmendjen në muajt e fundit.

Mesfushroi nga tetova arriti që të shënonte një gol spektakolar në pragë me fanellën e kombëtares, por dhe në itali po tregon cilësitë e tij sezon pas sezoni. Pas huazimit 6 mujor, fantazisti u u transferua përfundimisht nga Empoli tek Sasuolo në verë për 6 milionë euro.

Bajrami në itali ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për lojën e tij, por dhe për fatkin se gjithmonë vendos në shënjestër emrat e mëdhenj të futbollit italina. Mes aventurvae me Empolin dhe Sasuolon, 24-vjeccari I ka shënuar 2 gola Interit, 2 Milanit, 2 Napolit, 1 Romës dhe 1 Lazios.

Statisika këto që tregojnë se Bajrami ka jo vetëm cilësi në menaxhimin e lojës, por dhe një nuhatje drejt portës. Në gadishull mesfushroi ka shënuar 3 gola në Serie A, 6 në Kupë dhe 11 në Serie B në 4 vitet e fundit. Megjithatë 8 nga 20 golat I ka shënuar në portat e disa prej skuacvave më të trofeshme në Itali.

24-vjeccari edhe me fanellën kombëtare po bën shumë mirë në këto kualifikuese, pasi ka arritur që të shënojë 3 gola e të japë një asist në 5 ndeshjet që ka luajtur, duke I ndihmuar kuqezinjtë që të pretendojnë kualifikimin në kampioantin europian. një performancë në rritje e Bajramit, që duket se po arrin kulmin e tij, e nuk përjashtohet mundësia që në verë të ketë hapësirë për një transferim të mundshëm në një tjetër ekip elitar./Supersport


Top Channel

You may also like