Bad News Eagles pëson humbjen e dytë në turneun në Finlandë

by admin
Spread the love

Edhe pse e nisën mirë me fitore në turneun Elisa Masters Espoo, Bad News Eagles kanë pësuar dy humbje radhazi, duke u mposhtur nga Astralis dhe ekipi bullgar 500.

Ekipi bullgar 500 ka treguar një lojë dominuese ndaj ekipit shqiptar Bad News Eagles, ku i mposhtën me rezultat të thellë 16-8 në mapin ‘Dust2’.

Pas kësaj humbje Bad News Eagles mbanë rekord të ndeshjeve 1-2 (një fitore, dy humbje) në grupin B, dhe i mbeten edhe dy ndeshje tjera për t’i zhvilluar.

Ndeshjen e radhës bNe do ta zhvilloj sot (e enjte) nga ora 16:15 ndaj ekipit amerikan Complexity të cilët renditen në vendin 24 –të në botë.

Favorit i ndeshjes pa dyshim se është ekipi shqiptar të cilët renditen në vendin e 16 –të në ranglistën botërore të CS:GO.

You may also like