Babo, ta gëzosh ditën tënde…

by admin
Spread the love

Fillim dhjetori është shumë i veçantë dhe nis plot gëzim në familjen e artistit të merituar shqiptar, Luftar Paja. Ai sot feston 81-vjetorin e lindjes së tij dhe urimet në drejtim të aktorit të madh shqiptar kanë qenë të shumta përgjatë gjithë ditës së sotme.

Sigurisht, një urim nuk ka munguar as nga djali i i tij, një tjetër emër shumë i njohur i artit shqiptar, aktori i programit të humorit “Portokalli”, Gazmend Paja. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gazi i uron të atit ditëlindjen, përmes një fotoje të vetë Luftarit, ndërsa i bën edhe një dedikim plot humor. “Babo L. Ta gësosh ditën tënde. Po ai që e vodhi nuk ka faj fare”- shkruan Gazi në Instagram.

Luftar Paja ka një kontribut të jashtëzakonshëm në kinematografinë shqiptare, si në filma, po ashtu edhe në teatrin shqiptar. Ai numëron mbi 36 role në kinematografi dhe është protagonist në 12 komedi, në 7 drama nga më të njohurat në Shqipëri.

Edhe pse është 81-vjeç sot, ai nuk ka hequr dorë nga arti, teksa së fundmi po angazhohet me

xhirimet e filmit më të ri “Vdekja le të presë” me regjisor Edi Topin. Veç Luftar Pajës, pjesë e këtij filmi do të jenë edhe të tjerë korifenj të kinematografisë shqiptare si: Reshat Arbana, Tinka Kurti, Margarita Xhepa etj.

You may also like