Babai nga Maqedonia kërcënon familjen me armë në Austri, arrestohet nga njësia speciale

by admin
Spread the love

Për shkak se një 53-vjeçar nga Grazi në Austri nxori armën nga një kasafortë dhe e mbushi disa herë, familja e burrit u ngujua në bodrum

Operacioni i rrezikshëm i njësisë speciale austriake Cobra në Graz! Natën e së premtes, një 53-vjeçar në ëetzelsdorf thuhet se ka marrë një pistoletë nga kasaforta dhe me të ka kërcënuar familjen e tij.

Rreth orës 01:00, vajza e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut që jeton në Graz, raportoi në polici sepse kishte pasur një mosmarrëveshje mes anëtarëve të familjes dhe babai dyshohet se kishte marrë një pistoletë nga kasaforta që ishte regjistruar në emrin e tij, informon portali Shtegu. Më pas ai e ka mbushur armën armën disa herë, prandaj familja është barrikaduar në bodrumin dhe katin e parë të shtëpisë së familjes dhe ka bërë thirrje urgjente.

Disa patrulla të mobilizuara rrethuan shtëpinë, ndërsa oficerët e task-forcës Cobra arrestuan të dyshuarin 53-vjeçar. Prokuroria Publike në Graz urdhëroi shoqërimin në burgun Graz-Jakomini. I dyshuari nuk ka dhënë asnjë informatë lidhur me motivin e rastit.

53-vjeçarit iu ndalua hyrja dhe afrimi, si dhe ndalimi i përkohshëm i armëve. Policia tha se testi i analizës së konsumimit të alkoolit rezultoi pozitiv.

You may also like