Azilantët në Ruanda/ BBC: Qeveria britanike në dijeni se shkelën të drejtat e njeriut

by admin
Spread the love

Ministrat e Mbretërisë së Bashkuar të cilët mbështetën dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë u paralajmëruan nga një këshilltar i tyre se qeveria atje torturon dhe vret kundërshtarët politikë, shkruan BBC. 

Paralajmërimi erdhi disa javë përpara se qeveria britanike të përpiqej të dërgonte azilkërkues në kombin afrikan.

Shqetësimet e ngritura lidheshin  me tonin dhe saktësinë e një shënimi zyrtar mbi të dhënat e të drejtave të njeriut në Ruandë.

BBC thotë se ekziston një sfidë e vazhdueshme ligjore kundër përpjekjeve të qeverisë për të mbajtur të fshehtë shumë detaje nga çështja.

Emigrantët e identifikuar për fluturimin e ndërprerë tashmë,  dhe tre organizata mediatike – BBC News, përfshirë BBC Two’s Newsnight, Times dhe the Guardian – po kërkojnë zbulimin e materialit.

Të martën, qeveria i kërkoi Gjykatës së Lartë të vendosë që çështja nuk duhet të përfshijë 11 komente specifike për Ruandën nga ky zyrtar i paidentifikuar i Zyrës së Jashtme të cilit i ishte kërkuar mendimi dhe analiza për atë se çfarë ndodh në Ruandë.

Fluturimi i parë në Ruandë u anulua në qershor pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut tha se Gjykata e Lartë në Londër duhet së pari të shqyrtojë plotësisht nëse politika e largimeve është e ligjshme. Seanca dëgjimore është caktuar për muajin e ardhshëm.

Pasi u anulua fluturimi i parë për në Ruandë, Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha se ajo nuk do të ndalonte së beri “gjënë e duhur” dhe u tha deputetëve se besonte se politika ishte “plotësisht në përputhje” me ligjin.

Shumë grupe i kanë kritikuar planet e qeverisë britanike, ndërsa organizatat e refugjatëve i kanë cilësuar si mizore.


Top Channel

You may also like