Avokati i Valdrin Sahitit mohon lajmin për arrestimin e tij: Ai ndodhet në Dubai

by admin
Spread the love

Gjatë së enjtes u raportua për arrestimin e disenjatorit të njohur, Valdrin Sahiti.

U tha se Sahiti u arrestua në aeroportin e Stambollit për posedim të substancave narkotike.

Por, këtë po e mohon avokati i tij.

Besnik Berisha, tha për Klankosova.tv se ai e ka vazhduar rrugën normalisht, por se kishte pasur një keqkuptim me çantën që e kishte harruar në aeroplan.

“Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar e aq më pak që është paraburgosur. Përkundrazi ai ka vijuar rrugën normalisht dhe keqkuptimi lidhur me çantën e tij që e kishte harruar në aeroplan është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar”, tha Berisha për Klankosova.tv.

Avokati theksoi se klienti i tij ndodhet në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore.

“Ai aktualisht është në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore. Falënderojmë të gjithë për shqetësimin e shprehur, por e vërteta është më ndryshe nga ajo çfarë është raportuar”, theksoi ai.

Ndryshe, edhe disenjatori Valdrin Sahiti para disa orësh ka publikuar pamje nga Dubai në rrjetin social Instagram. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like