Aventurë për t’u harruar, lojtari dardan e mbyll me klubin turk

by admin
Spread the love

Arbër Zeneli e mbyll me Adana Demirsporin.

Një ndër futbollistët më cilësorë dardanë, u transferua gjatë muajit shtator tek ekipi turk, por aventura në Superligë nuk ka shkuar ashtu siç e kishte menduar.

Sulmuesi i majtë zhvilloi 13 ndeshje në total me Adana Demirsporin, duke regjistruar vetëm një asist në kampionat, teksa nuk shënoi asnjë gol.

28-vjeçari ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin me të cilin kishte kontratë deri në vitin 2026. Zeneli ka dalë lojtar i lirë dhe po studion alternativa të ndryshme se ku do të vijojë karrierën.

33 ndeshje dhe 9 gola numëron me Kosovën lojtari i lindur në Suedi, ndërkohë që më parë ka luajtur në Suedi (Elfsborg), Holandë (Heerenven) dhe Francë (Reims).


Top Channel

You may also like