Autoritetet zbulojnë simbolet e përdorura nga pedofilët në rrjetet sociale për të treguar preferencat e mbrapshta seksuale (fotot)

by admin
Spread the love

Në një artikull të disa koheve më parë tregoheshin simbolet perverse të abuzuesve me fëmijë, të cilat i përdornin për të komunikuar mes tyre në rrjetet sociale.

Zbulimet janë bërë fillimisht nga FBI në SHBA dhe më pas publikuar për të mbrojtur fëmijët nga predatorët gjatë përdorimi të rrjeteve sociale, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Dhe në fakt vizatimet në dukje të pafajshme qe kanë si motive forma zemrash, trekëndëshash apo spiralesh, duket se kanë kuptime shumë më të errëta, te cilat është mirë që prindërit t’i marrin në konsideratë.

Spiralja e trekëndëshit blu brenda së cilës është një tjetër trekëndësh, sipas FBI përdoret nga pedofilët për të treguar se preferojnë djem të vegjël.

Një tjetër simbol i njëjtë me të është spiralja trekëndëshe por e vizatuar me vijë të dredhur sikur ta kishte bërë një fëmijë.

Ndërsa logo e një zemre brenda një zemre raportohet se përdoret nga abuzuesit që preferojnë vajza të vogla.

Abuzuesit që nuk kanë preferencën për gjininë e objektit të tyre të abuzimit përdorin simbolin e fluturës me krahë prej zemrash, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Simboli i trekëndëshit, zemrës dhe rrethit të bashkuara në një qarkullon nga abuzues në rrjetet sociale madje është parë dhe lodra fëmijësh.

Hetuesit e FBI thonë se e kanë zbuluar këtë kod në 2007 dhe e kanë përhapur në agjencitë e policisë së vendeve të ndryshme.

Më pas dokumenti zbulues është publikuar dhe në dokumentet e WikiLeaks.

Simbolet përfshijnë dhe gdhendje të tyre në unaza, varëse apo monedha dekoruese.

Në dokument thuhet: “Simbole të pedofilisë në bizhuteri për të cilat njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm, si efekte treguese dhe mënyra reklamimi të përdorura nga predatorët seksualë, për të promovuar preferencat e tyre”.

Më tej aty shtohet: “Aktivistët e mbrojtjes kunder këtij abuzimi luftojnë për ndergjegjesimin shoqëror të abuzimit seksual të të rriturve me fëmijët”.

“Këto organizata kërkojnë dekriminalizimin e marrëdhënieve seksuale me të mitur dhe legalizimin e pornografisë seksuale. Simbole të tilla në objekte ose bizhuteri duhet të ngrejë menjëherë dyshime për aktivitet pedofilie gjatë kërkimeve të autoriteteve”.

Pas publikimit të kodeve, linja e lodrave për fëmijë Monster Jam në SHBA, u detyrua të tërhiqte kamionët për fëmijë me simbole që kishin një ngjashmëri tmerruese me simbolet.

Nicole O’Kelly, një nënë nga New York, kishte blerë një lodër ngjyrë rozë me të zezë për bijën e saj dy-vjeçare.

Por bija e saj e madhe kishte njohur simbolet në të pasi kishte parë serialin investigativ amerikan Law & Order, ku trajtohet dhe pedofilia.

Anna Potter, e grupit të mbrojtjes së fëmijëve Bivona Child Advocacy në New York, tha për rrjetin WHEC News: “Kur shikon që ka një zemër brenda zemrës, ke një pedofil. Kjo është kultura e tyre e nëndheshme me të cilën komunikojnë”.

Kompania prodhuese Feld Entertainment, e tërhoqi lodrën nga tregu por tha se “ishte vetëm një koinçidencë dhe se nuk e kishte idenë për kuptimin e simbolit”.