VJENE, 28 nëntor /ATSH-DPA/ – Kompania më e madhe austriake e pasurive të paluajtshme Signa Holding GmbH ka shpallur procedurat e falimentimit.
”Kompania do të paraqesë një kërkesë në Gjykatën Tregtare të Vjenës për të hapur procedurat e riorganizimit të vetëadministrimit”, njoftoi Signa Group.
Kompania e sipërmarrësit të pasurive të paluajtshme dhe të shitjes me pakicë René Benko ishte në krizë prej disa javësh.
Signa Real Estate Management Germany GmbH, dega gjermane e kompanisë, deklaroi gjithashtu falimentimin, tregoi një njoftim zyrtar.
Signa po ndërton Elbtower 245 metra të gjatë në qytetin portual gjerman të Hamburgut. Grupi zotëron gjithashtu grupin gjerman të magazinave Galeria Karstadt Kaufhof, i cili tashmë i është nënshtruar dy procedurave të falimentimit.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sektori i pasurive të paluajtshme në të gjithë Evropën i është dashur të përballet me rritjen e kostove të ndërtimit dhe energjisë, si dhe me norma më të larta interesi. /os/