Australia u ofron leje qëndrimi shtetasve të Tuvalusë

by admin
Spread the love

Australia u ka ofruar strehim shtetasve të Tuvalusë, për shkak të ndikimit katastrofik të ndryshimeve klimatike në vendin e tyre, është thënë në paktin e ri të arritur mes dy palëve.

Tuvaluja është në mesin e vendeve që rrezikohen më së shumti nga rritja e nivelit të deteve. Aty banojnë 11.200 njerëz, të cilët vazhdimisht kanë bërë thirrje që bota të veprojë më shumë për t’i luftuar ndryshimet klimatike. Kryeministri australian, Anthony Albanese, e ka përshkruar marrëveshjen si “kyçe”.

Kryeministri i Tuvalusë, Kausea Natano, e ka quajtur marrëveshjen si shpresdhënëse dhe hap gjigant drejt misionit për të siguruar stabilitet rajonal. Rreth 280 personave në vit do t’iu lëshohen viza të reja, të cilat iu mundësojnë atyre të jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Australi.

Kjo është hera e parë që Australia u ka ofruar lejen e qëndrimit shtetasve të huaj për shkak të kërcënimit që vjen prej ndryshimeve klimatike, kanë raportuar mediat australiane.

“Kjo do të mbahet mend si ditë në të cilën Australia e ka pranuar se ne jemi pjesë e familjes së Paqësorit, dhe aty vjen në pyetje përgjegjësia për të vepruar”, u ka thënë Albanese gazetarëve.

Sipas marrëveshjes, Australia është përkushtuar për ta mbrojtur këtë komb të Paqësorit prej ndonjë agresioni ushtarak, dhe Tuvaluja është pajtuar që nuk do të nënshkruajë marrëveshje të reja për mbrojtje me asnjë shtet tjetër, pa miratim të Australisë. Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë marrëveshje të tilla me disa vende të Paqësorit, përfshirë Palaun, Mirkronezinë dhe Ishujt Kuk. /REL


Top Channel

You may also like