Australia dhe Zelanda e Re mirëpresin Vitin e Ri 2023

by admin
Spread the love

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/- Vendet e para në botë që festuan ardhjen e Vitit të Ri 2023, ishin Australia dhe Zelanda e Re, sipas “The Mirror”.

Më shumë se një milion njërëz u mblodhën për të parë shfaqjen e pabesueshme të fishekzjarrëve në Shtëpinë e Operas në Sidnej, ndërsa festonin Vitin e Ri pasi kufizimet e Covid-19 u hoqën në fillim të këtij viti.

Më shumë se 1 milion e mirëpritën 2023-ën në bregdetin e Sidneit.

Ujëvara e ylberit ishte një tipar i spikatur i festës së Vitit të Ri.

Mbi 7000 fishekzjarre u hodhën nga maja e urës së portit të Sidneit dhe 2000 të tjera nga Shtëpia e Operës aty pranë.

Në Melburn, qyteti i dytë më i madh i Australisë, u organizua një shfaqje me fishekzjarre përgjatë lumit “Yarra”.

Sonte në Skoci, mijëra njerëz do të marrin pjesë në festimet tradicionale të Hogmanay të Edinburgut, pasi tradita e festave kthehet për herë të parë në tre vjet.

Në Londër, turma të mëdha njerëzish pritet të shkojnë drejt kryeqytetit për të parë fishekzjarrët dhe për të shijuar festimet pa kufizime.

Megjithatë, shërbimi kombëtar i motit, Zyra Meteorologjike, ka paralajmëruar për një fundjavë të paqëndrueshme të Vitit të Ri, në pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe.

Ky vit qenë i zymtë me luftën e vazhdueshme në Ukrainë, çështjet e ngrohjes globale, dhe rritjen e kostos së jetesës, por pavarësisht numrit në rritje të rasteve me Covid-19, Britania e Madhe më në fund është në gjendje të shijojë festat e Vitit të Ri pa kufizimet e rrepta të mëparshme.

Të paktën sot, miliona njërëz mezi presin të mbyllin vitin 2022 me një notë pozitive të shpirtit njerëzor, ndërsa jetojmë me shpresën që viti 2023 të sjellë më shumë gëzim.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like