Austin viziton Izraelin, ndërsa Shtëpia e Bardhë i bën presion Netanyahut për ndryshim strategjie

by admin
Spread the love

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin po viziton Izraelin këtë të hënë për të marrë një vlerësim më të qartë nga zyrtarët izraelitë mbi operacionet e tyre ushtarake.

Presidenti Joe Biden është nën presion, thekson CNN, brenda dhe jashtë vendit, për ta shtyrë Netanyahun të ndalojë bombardimet e rënda të Gazës, të cilat kabë ngjallur protesta globale dhe bën thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm.

CNN raportoi në fillim të këtij muaji se zyrtarët amerikanë prisnin që Izraeli të mund të kalonte deri në janar në një strategji të hiperlokalizuar me intensitet më të ulët që synon ngushtë militantë dhe udhëheqje specifike të Hamasit.

Një zyrtar i lartë i Mbrojtjes tha të dielën se struktura e sigurisë së Izraelit po vlerëson kushtet e nevojshme për të kaluar në fazën tjetër të konfliktit “në baza çdo orë, nëse jo çdo ditë” dhe se Austin dëshiron të dëgjojë “një artikulim shumë të qartë të vetëvlerësimit të tyre” sot.

Austin do të përditësohet mbi mënyrën se si Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, Kabineti i Luftës dhe Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant po vlerësojnë fazën aktuale të sulmeve  në Gaza.

Gjenerali CQ Brown Jr., kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, do të jetë gjithashtu në Izrael, bashkë me Austin për “takime me zyrtarë të lartë izraelitë”, tha javën e kaluar zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder.

Bisedat e Austin do të përqendrohen në “vlerësimin e fushatës së deritanishme, piketa specifike operacionale që duhet të arrihen”, tha zyrtari i Mbrojtjes, duke shtuar se “ne do të presim që çdo partner të planifikojë për atë që vjen më pas”.

Vizita e Austin vjen pas një vizite në Tel Aviv nga këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan dhe vetëm disa ditë pas komenteve të prera nga Biden, i cili  i bëri thirrje Izraelit të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët në Gaza.


Top Channel

You may also like