Aubameyang nuk lëviz nga Barcelona, Xavi tregohet i qartë me drejtuesit

by admin
Spread the love

Pierre Emerick Aubameyang do të jetë një lojtar i Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm. Ka qenë vetë tekniku Xavi ai që ka mbyllur derën e sulmuesit gabonez për një transferim të mundshëm te anglezët e Chelsea.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja “AS”, tekniku katalanas i ka komunikuar drejtuesve të Barcelonës se mbështetet 100% te Aubameyang. Xavi e konsideron sulmuesin si një lojtar kyç për skemat e tij dhe nuk dëshiron që ta humbasë gjatë kësaj vere.

Nga ana tjetër, Chelsea po përgatiste ofertën për të afruar në skuadër sulmuesin. Megjithatë, “Blutë e Londrës” po punojnë me ngulm që t’i rrëmbejnë Xavit mesfushorin Frenkie de Jong, i cili konsiderohet shumë pranë transferimit në Premier League. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter

You may also like