Atletico Madrid pazar te Chelsea, edhe Juve sheh me interes këtë tratativë

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruan “Marca”, Atletico Madrid po bisedon me Chelsean për të marrë shërbimet e Marcos Alonso. 31-vjeçari do të largohet nga Londra dhe të rikthehet në Madrid, tek skuadra e Simeones.

Bisedimet janë duke ecur mirë dhe trajneri argjentinas pret me padurim ardhjen e Alonsos, për të përmirësuar krahun e majtë të mbrojtjes.

Një transferim i mundshëm i Marcos Alonsos në Madrid do ti hapte rrugën Juventusit për të arritur te Renan Lodi. Braziliani pëlqehet shumë nga drejtuesit bardhezi dhe këto zhvillime të reja në merkaton e Atleticos priten me interes të madh edhe në Torino. / Oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club Facebook

You may also like