ATHINË – Udhëheqësit grekë dhe turq bisedime dypalëshe në samitin e NATO-s

by admin
Spread the love

ATHINË, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk, Recep Tajip Erdogan do të zhvillojnë bisedime dypalëshe gjatë samitit të NATO-s, në Vilnius, muajin e ardhshëm për të diskutuar konfliktet midis dy vendeve.

Gjatë telefonatës së sotme, Erdogan uroi Mitsotakis për fitoren e tij në zgjedhjet e së dielës.

Fitorja e qartë e Mitsotakis do ta lejojë atë të qeverisë pa një partner koalicioni.

Takimi mes dy anëtarëve të NATO-s shihet si një shenjë e zbutjes së tensioneve.

Të dy vendet janë përplasur për të drejtat territoriale mbi Mesdheun lindor dhe rezervat e tij të mëdha të gazit natyror.

Erdogan dhe ministrat e tij kanë sfiduar gjithashtu sovranitetin grek mbi dhjetëra ishuj në Egje, duke përfshirë Rodosin dhe Lesbosin.

Erdogan ka kërcënuar vazhdimisht se do të pushtojë ishujt grekë, duke shkaktuar kritika të ashpra nga Bashkimi Evropian.

Ndihma greke për Turqinë pas tërmetit në fillim të shkurtit ka ndihmuar në zbutjen e tensioneve.

Sipas ushtrisë greke, avionët ushtarakë turq kanë pushuar së fluturuari mbi ishujt grekë në brigjet turke.

Vitin e kaluar, avionët luftarakë turq fluturuan mbi territorin grek 234 herë në një shkelje të madhe të sovranitetit të saj.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like