ATHINË – Qindra traktorë ”pushtojnë” sheshin Sintagma

by admin
Spread the love



ATHINË, 20 shkurt /ATSH-ANSA/ – Fermerët në të gjithë Greqinë u mblodhën  në mbrëmje për një demonstratë në sheshin ”Sintagma”, për të protestuar kundër çmimeve të larta të prodhimit dhe për të kërkuar më shumë mbështetje nga qeveria.

Sheshi u mbush plot me traktorë dhe furgona bujqësore. Fermerëve mobilizues iu bashkuan federata, shoqata dhe sindikata nga sektorë të ndryshëm për t’i mbështetur.

”Nëse nuk zgjidhen problemet e sektorit të bujqësisë, lufta do të vazhdojë, tha në fjalën e tij në mitingun e fermerëve”, deklaroi kreu i Federatës Unifikimi të Sindikatave Bujqësore të Kardicës, Kostas Tzelas.

Sipas policisë greke, rreth 130 traktorë u mblodhën në qendër të kryeqytetit grek për të marrë pjesë në demonstratën e fermerëve në sheshin Sintagma, jashtë parlamentit grek.

Policia mori masa të veçanta në qendër të Athinës, e cila u mbyll pjesërisht për qarkullim.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKupa e Shqipërisë, “Teuta” e “Tirana” në “paqe” pa gola


You may also like