Atentat ndaj ish-kryeministrit të Pakistanit, autori rrihet nga mbështetësit e Khan

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan i ka shpëtuar një atentati gjatë një marshimi protestë që po mbahej në qytetin e Wazirabadit.

Anëtarët e partisë së Khan bëjnë të ditur se ish kreu i qeverisë ka marrë një plagë në këmbë, ndërkohë që ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Imran Khan ishte duke organizuar një protestë të madhe në kryeqytet për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Autori i sulmit u vu menjëherë në pranga, dhe u dhunua nga mbështetësit e Khan të cilët e rrethuan që të mos largohej.

Muajin e kaluar, Komisioni Zgjedhor e pezulloi Imran Khan që të mbante poste zyrtare, në një vendim që ish-ylli i kriketit e vlerësoi si të motivuar politikisht.

You may also like