Aston Villa shkarkon Gerrard, kush janë kandidatët për të zënë vendin e tij në stol

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Steven Gerrard nuk do të jetë më trajneri i Aston Villas. Klubi nga Birminghami ka njoftuar se ka shkarkuar teknikun pas humbjes 3-0 në shtëpinë e Fulhamit, në sfidën e fundit të luajtur në kampionat.

Aston Villa ka nisur shumë keq sezonin e ri, duke marrë vetëm 2 fitore në 11 javë kampionat dhe aktualisht qëndron vetëm një pikë larg zonës që të zbret në kategorinë inferiore.

“Duam të falenderojmë Steven për punën e palodhur që ka bërë dhe i urojmë gjithë të mirat për të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Thomas Tuchel dhe Mauricio Pochettino janë përmendur nga mediat si kandidatë për të zëvendësuar Gerrard, por duket se të dy këta teknikë kanë refuzuar këtë detyrë. Për momentin favoriti kryesor është Ruben Amorim, trajneri aktual i Sportingut të Lisbonës. / Oversport.tv

Foto: Aston Villa Twitter

You may also like