Asnjë justifikim ndaj dhunës, askund! – Shqip

by admin
Spread the love

Pas rastit që tronditi opinionin publik ku 41 vjeçarja nga Durrësi i dha fund jetës për shkak të bullizmit në rrjete sociale, ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Ky i fundit thotë se Policia e Shtetit do bëjë gjithçka për parandalimin e rasteve të dhunës ndaj grave e vajzave.

Poshtë reagimit të ministrit, janë afishuar dhe numrat ku çdo vajzë apo grua mund të denoncojë në rast se përjeton dhunë.

Reagimi i ministrit:

Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!

#AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE. Askund!

Kërko ndihmë në 116117

Raporto në 129

You may also like