Asnjë ankesë e parashtruar në PZAP për rezultatin e zgjedhjeve në veri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryesuesi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar sot se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa PZAP nuk është parashtruar asnjë ankesë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, raporton EkonomiaOnline, përcjell Shqip.

“Ne kemi kërkuar nga PZAP-i nëse ka pasur ndonjë ankesë brenda 24 orëve të shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. Nga PZAP-ja na kanë njoftuar se nuk ka parashtruar askush ankesë. Janë plotësuar kushtet për certifikimin e rezultateve”, ka thënë Radoniqi.

Ai po ashtu ka treguar që në zgjedhjet për kuvendet komunale, në Komunën e Leposaviqit, 15 ulëse i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje dhe dy ulëse i ka marrë Partia Demokratike e Kosovës.

Më pas, për këtë, është kërkuar interpretim ku anëtari i KQZ-së, Ilir Gashi, ka deklaruar që nuk mund të votojë për certifikim për kandidatët që kanë zero votë. Po ashtu, ai ka kërkuar emrin e secilit kandidat.

“Nuk mund të ecim tutje për të certifikuar një kandidat që ka zero votë. Për mua është e patejkalueshme”, ka deklaruar ai.

You may also like