Asllani në shënjestër, Napoli i druhet ankandit prej ofertave të shumta

by admin
Spread the love

Kristjan Asllani është një nga të rinjtë premtues që po kërkohet me ngulm nga shumë klube të mëdha të Serie. Juventus, Inter e Milan e kanë atë në shënjestër, ndërkohë që edhe Napoli po e shikon me kujdes.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se drejtori sportiv Giuntoli është gati të nisë bisedimet për Asllanin, të cilin do ta shohin mirë në fushë edhe të dielën. Napoli do tentojë që të shmangë ankandet për mesfushorin, kartoni i të cilit vlerësohet 10 milionë euro nga Empoli.

Në lidhje me të ka folur edhe trajneri i Shqipërisë, Edy Reja: “Asllani është një lojtar shumë interesant, për mendimin tim është i destinuar për të luajtur në një klub të madh. Nëse De Laurentiis do të më pyeste, do t’ia këshilloja.

Më ka bërë përshtypje personaliteti i tij dhe në mars debutoi me kombëtaren e madhe në miqësoren kundër Spanjës, ndonëse është akoma pjesë e ekipit Under 21. Përshtypja është shumë e mirë, sepse di të qëndrojë në fushë në mënyrë shumë inteligjente dhe përdor shumë mirë të dyja këmbët”. / oversport.tv

Foto: Empoli FC, Facebook

You may also like