Asllani: Goli shkon për familjen zikaltër, tani të mposhtim Bolognën

by admin
Spread the love

Kristjan Asllani gjeti golin e parë me fanellën e Interit dhe dedikimi shkon natyrosht për familjen e tij të vërtetë, por edhe atë zikaltër, me të gjithë futbollistët, përfshi edhe ata të pankinës, që u ngritën dhe shkuan për ta përgëzuar.

“Golin ia dedikoj familjes time dhe këtyre djemve të mrekullueshëm. Erdhën të gjithë të më përqafonin. E prisja prej kohësh këtë gol, sepse jam një tifoz i madh i Interit. Të shënosh në “San Siro” është një emocion unik”, u shpreh mesfushori shqiptar.

Asllani pranoi se ndaj Genoas zikaltrit vuajtën më shumë se zakonisht, për shkak edhe të lodhjes, teksa theksoi se synimi i radhës janë tri pikët në Bologna.

“Fitore e rëndësishme. Ata janë një skuadër e bukur dhe kanë shumë cilësi. Goli që pësuam mund të evitohej. Kishte pak lodhje, por më e rëndësishme ishte të merrnim këto tri pikë që janë thelbësore. 15 pikë ndaj Juves janë shumë? Po, por tani duhet të mendojmë për Bolognën,. Shkojmë me dëshirën dhe shpresën për të marrë fitoren e radhës”, tha mesfushori. /Supersport


Top Channel

You may also like