Asllani: Besoj te fitorja ndaj Izraelit, kur të më jepet shansi do të jap më të mirën tek Interi

by admin
Spread the love

Ndërkaq edhe mesfushori tjetër Kristjan Asllani vlerëson atmosferën në grupin kuqezi dhe është besimplotë se Shqipëria ka shanset e saj për të marrë maksimumin në ndeshjen e parë ndaj Izraelit për të shpresuar tek arritja e vendit të parë në grup.

Rëndësia e sfidës ndaj Izraelit – Kemi luajtur kundër Izraelit, është një ekip shumë i fortë, sepse ka lojtarë shumë të shpejtë. Besoj se kemi shumë shanse në këtë ndeshje që të marrim tri pikë.

Minutat e pakta në dispozicion – Është normale që s’kam luajtur, jam 20-vjeç dhe kam ardhur në një ekip shumë të fortë, por duhet të kem durim, pasi në roli tim luan një lojtar shumë i mirë si Brozovic dhe po mësoj shumë nga ai.

Situata tek Interi – Kur jam me Kombëtaren, luaj me Kombëtaren, kur të kthehem, nuk e di çfarë do të bëhet. Stërvitem mirë, jam profesionist, kur të më jepet shansi, do të jap më të mirën.

Si ka ndryshuar jeta pas kalimit tek Interi? – Nuk e di si ka ndryshuar, pasi kam kaluar nga një ekip i vogël si Empoli tek Interi, që është super-ekip. E di që ka presion më të madh, por për mua nuk është problem, pasi jam mësuar.

You may also like