ASHMAA: MPB të respektojë të drejtat e gazetarit Saliu

by admin
Spread the love

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka reaguar pas arrestimit të gazetarit Furkan Saliu.

Nga ASHAA kërkojnë që MPB në afat sa më të shkurtër të zbardh rastin dhe të respektojë të gjitha të drejtat e gazetarit Saliu.

“Sa i përket rastit në lidhje me gazetarin Furkan Saliu, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që menjëherë, pra sa më shpejt të zbardhet rasti dhe të informojë opinionin për arsyet e ndalimit të tij. Njëkohësisht presim që MPB të respektojë në vazhdimësi procedurat ligjore dhe të drejtat e gazetarit Saliu dhe partitë politike të mos e përdorin këtë rast për qëllime partiake ditore, për të mos përhapur spekulime dhe dezinformata deri në zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga ASHMAA.

MARKETING



You may also like