ASH: Nuk mund të ketë zgjedhje të lira me BDI-në në pushtet

by admin
Spread the love

Pas kërkesës së VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët me anë të një komunikate për media.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se me BDI-në në pushtet, nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

“Ne vlerësojmë se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me BDI-në në pushtet. Kjo Qeveri, me ciklet e fundit ka dëshmuar se nuk ka kapacitet dhe as gadishmëri për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Nuk mund të flasim për demokraci kur i gjithë shteti vihet në shërbim të partive në pushtet, qytetarët kërcënohen dhe shantazhohen, ndërsa votat blihen dhe vidhen”, thuhet në komunikatën e ASH-së. /SHENJA/

You may also like