ASH-ja nuk do të ndahet – përçarjet gatuhen nga Qendra të ndryshme – Shqip

by admin
Spread the love

ILIRE DAUTI NË KLAN DEBAT

Duke komentuar zhvillimet e fundit brenda Aleancës për Shqiptarët, në emisionin e mbrëmshëm Klan Debat, nënkryetarja e kësaj partie, Ilire Dauti, është shprehur se kjo parti nuk do të ndahet.

Përçarjet në ASH, sipas saj, gatuhen nga qendra të ndryshme që nuk ia duan të mirën kësaj partie.

“ASH nuk do të ndahet për shkak se askush nuk e ka këtë të drejtë, gjithë ky fokus dhe kjo llupë e drejtuar për të shkaktuar përçarje dhe ndarje të domosdoshme të gatuara nga qendra të ndryshme që nuk ja duan të mirën ash dhe qytetarëve. Kohëve të fundit janë deklaratat e liderit të VMRO për zhvillimet që do të pasonin dhe ndarjet që do të pasonin” – tha Ilire Dauti.

Dauti thotë se në organet partiake nuk ka ardhur asnjë ofertë koalicionimi për zgjedhjet parlamentare. Prandaj, sipas saj, nënshkrimet e mbledhur nga kreu i partisë, Arben Taravari nuk mund të jenë të vlefshme.

Koha e mbledhjes së nënshkrimeve te shqiptarët që janë detyruar të nënshkruajnë dënimet e veta i përket të kaluarës. Në ASH në momentin që po flasim nuk ka ofertë se për çfarë mund të nënshkruajnë anëtarët e Kuvendit të ASH-së… ne nuk kemi propozuar kryetar partie në rrjete sociale dhe as ai neve nuk na ka propozuar në rrjete sociale” – tha Ilire Dauti.

Dauti vlerëson se ASH duhet që të garojë e vetme në zgjedhjet e 8 majit.

Këshilli Drejtues i ASH-së, sipas saj, nuk është mbledhur për një kohë të gjatë dhe nuk ka diskutuar për bisedimet që kreu i partisë i ka zhvilluar me subjektet tjera.

Ajo shtoi se ka pasur mungesë transparence nga ana e kryetarit të ASH-së dhe se ai është dashur që në këto takime të marrë me vete edhe përfaqësues tjerë nga kryesia, e për këtë, sipas saj, do të kërkohet llogari në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të ASH e cila do të mbahet ditën e shtunë. /tvklan.mk/

You may also like