ASH-ja e mirëseardhur në qeveri – Shqip

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE: Pushteti frikëson deputetët që janë për zgjedhje të parakoshme

Partia e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, LSDM fton të gjitha partitë politike që janë pro eurointegrimeve, të unifikohen rreth një blloku për ardhmëri evropiane të vendit. I pyetur rreth mundësisë së hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, sic njofton KlanM, zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski tha se, kjo gjë është e mirëseardhur, megjithatë ende nuk ka pasur takime dhe hapa konkret për vendimet dhe politikat kadrovike dhe programore nga të dyja partitë politike.

“Çdo parti politike që është për ardhmërinë evropiane të vendit është e mirëseardhur dhe kuptohet ia vlen të bisedohet si parti politike. Por, për hapa konkret, për hyrje konkrete në Qeveri, nevojiten bisedime, ku duhet të harmonizohen politikat programore dhe kadrovike, për të cilat ende nuk ka bisedime. Pres që të gjitha partitë politike që janë për ardhmërinë evropiane të vendit të vijnë dhe bashkërisht të bëjmë bllok për që është për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut”, tha Darko Kaevski, zëdhënës i LSDM-së.

Ndërkohë, VMRO – DPMNE, sic njofton KlanM, nuk heq dorë nga ideja për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga partia opozitare, edhe sot e kanë pushtetin se ushtron presion ndaj deputetëve të shumicës parlamentare, të cilët janë për shpërbërje të Kuvendit dhe shkuarje të vendit në zgjedhje të parakoshme.

“Këto deputetë në Kuvend përballen me kërcënime direkte të llojit “nëse mbështetni zgjedhje do t’ju ndodhin gjëra të këqija juve dhe më të afërmve tuaj”, por edhe kërcënime indirekte përmes ndërmjetësuesve. Pushteti përdor grupe kriminele për frikësim dhe presion ndaj deputetëve, të cilët i shfrytëzonte gjithë këtë periudhë për biznese të dyshimta dhe aktivitete kriminogjene. Pushteti i LSD-së dhe BDI-së nuk zgjedh mjete që të që mbetet edhe disa muaj në pushtet”, thonë nga VMRO-DPMNE.

VMRO – DPMNE pretendon se, ka shumicën e nevojshme për shpërbërje të Kuvendit, pasi ka deputetë nga LSDM dhe BDI që do ta mbështesnin këtë. Por, sic percjell KlanM, LSDM përgënjeshtroi këto pretendime, duke thënë se kjo është vetëm retorikë e partisë opozitare, që e përsërisin disa herë viteve të fundit./KlanMacedonia

You may also like