ASH i përgjigjet Alternativës: Mos u nervozoni, opozita është fisnike

by admin
Spread the love

Së fundmi ne opinion kanë qarkulluar shumë zëra për kyçjen eventuale të Aleancës për Shqiptarët në qeveri, me çka koalicioni qeveritar do zgjerohej edhe me 8 deputetë, por më të zëshëm kundër inkuadrimit të ASH në qeveri ka qenë partia Alternativa e udhëhequr nga Afrim Gashi, ku sot dolën edhe me një deklaratë për media:

“Për fat të keq, tash kur qeveria është stabile dhe “zjarr” ndizet vetëm në kampin e BDI-së, z. Taravari del si shpëtimtar i tyre, duke i ofruar deputetët e tij për ta plotësuar mungesën e deputetëve “të zjarrtë” të BDI-së. Qytetari sigurisht e kupton dhe e vëren dallimin se për çfarë arsye hyri AlternAtivA në qeveri dhe për çfarë arsye po ndodhë kjo vardisje e ASH-së drejt Qeverisë”, thuhej në deklaratën e Alternativa, transmetom InfoShqip.

Por pas kësaj deklarate nga Alternativa, Aleanca për Shqiptarët i është përgjigjur:

“Ne si Aleancë për Shqiptarët, nuk po arrijmë të kuptojmë nervozizmin e shfaqur kundër nesh. Ne kemi çmuar bashkëpunimin në koalicionin “Tash është koha” si korrekt dhe frytdhënës deri në momentin që ka përfunduar e njëjta. Subjekti në fjalë, nuk kanë pse të kërkojnë kundërshtarin dhe armikun e tyre tek ne. Ne, si dhe çdo qytetar i këtij vendi i gëzohemi çdo suksesi eventual që do të shfaqte Qeveria dhe çdo institucion që drejtohet edhe nga AAA dhe jo vetëm. Opozita është punë e fisnikshme dhe këtë gjë duhet ta kuptojë çdo subjekt politik. Drejtimi euro-perëndimor i Maqedonisë së Veriut ndër vite është dëshmuar dhe është garantuar nga subjekte të caktuara opozitare, më shumë se sa nga vet Qeveria dhe ASH është dëshmia e gjallë për këtë fakt”, thuhet në deklaratën e Aleancës për Shqiptarët. /InfoShqip.com

You may also like