ASH: Gjorçe Petrov dhe Draçeva ua shohin hajrin drejtorëve të “grupit të zjarrit” dhe Levicës

by admin
Spread the love




Për disa ditë me radhë, Qyteti i Shkupit promovon projekte të njëpasnjëshme dhe investime infrastrukturore në Gjorçe Petrov, Draçevë dhe vendbanime të ngjashme në Shkup. Të gjitha këto projekte realizohen nga drejtorë të emëruar së fundmi nga Kryetarja Danella Arsovska dhe Levica, e që vijnë nga i ashtuquajturi “grupi i zjarrit” i BDI-së. Këto ditë vërrehet anashkalimi drastik i vendbanimeve shqiptare, si dhe ndërprerja e hovit që kishte filluar derisa në bashkëqeverisje ishte Aleanca për Shqiptarët.
Kujtojmë opinionin se bëhet fjalë për një strukturë partiake që për muaj kishte derdhur lot krokodili për përfaqësimin e shqiptarëve në kryeqytet. Sot të gjithë shkupjanët janë dëshmitarë se kujt i shërbejnë në të vërtetë drejtorët dhe struktura aktuale, partnere e Danella Arsovskës dhe Levicës.


You may also like