ASH e quan Kasamin kryetari i bravave: Mos fut hundët në punët e brendshme të subjekteve tjera

by admin
Spread the love

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas deklaratave të Bilall Kasamit lidhur me zhvillimet brendshme brenda ASH-së.
“I bëjmë thirrje kryetarit të Lëvizjes Besa, i njohur si kryetari i bravave, që të mos fus hundët në punët e brendshme të subjekteve të tjera, por të shikojë oborrin e vetë të cilin e ka shkatërruar që nga themelimi. Bilall Kasami botërisht dhe zyrtarisht është i njohur për thyerje bravash, hyrje me dhunë dhe demolim të selisë së partisë së tij në vitin 2018. Bilall Kasami si Kryetar i Komunës së Tetovës, do të mbahet mend për thyerje të dyerve të objektit ku ndodheshte një OJQ rinore e Tetovës.
Nuk mund të hedh baltë mbi Aleancën për Shqiptarët, ai që është i njohur edhe si simbol i përçarjes së skenës politike shqiptare, për shkak të së cilit nga Lëvizja Besa dolën edhe 7 parti të tjera”, thuhet në reagimin e ASH-së.

MARKETING



You may also like